DETAJE/Babë e bir plagosën të riun në këmbë, zbardhet sherri

DETAJE/Babë e bir plagosën të riun në këmbë, zbardhet sherri

132
0
Shares
Foto Ilustruese

Plagosja me armë në Selitë ditën e djeshme ka ndodhur si pasojë e një sherri.

Babë e bir, 56 dhe 22 vjeç janë autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Sipas Policisë janë shtetasit Abedin dhe Steljo Ismailati, të cilët aktualisht janë arrestuar. Ndërsa i plagosuri është 18 vjeçari Mikel Shkira i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Por çfarë kishte ndodhur dhe pse lindi sherri?

Panorama shkruan se debati mes autorëve dhe të plagosurit ka nisur për motive banale në një rrugë të ngushtë në zonën e Selitës në Tiranë.

Babë e bir, të cilët po udhëtonin me një automjet tip “Golf”, me pretendimin se po vonoheshin për të kaluar në kthesën që ishte zënë nga kamioni, kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me shoferin e mjetit të tonazhit të rëndë.

Shoferi ishte shoku i të plagosurit Shira, ndërsa të dyshuarit i kërkonin llogari pse u kishte zënë rrugën dhe po i pengonte për të lëvizur.

Në debat ka ndërhyrë edhe 18-vjeçari dhe sipas burimeve ka pasur edhe një sherr të ashpër verbal me tone të larta. Në këtë kohë, ai është qëlluar me pistoletë në këmbë, ndërsa babë e bir janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi kanë hedhur armën në tokë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY