Avokati poston foton e ‘Babales’ pas lirimit nga burgu, ja vendimi i...

Avokati poston foton e ‘Babales’ pas lirimit nga burgu, ja vendimi i plotë i gjykatës

65
0
Shares

Tomë Gashi, avokati i Albert Veliut (Babalja), ka postuar një foto të tij dhe të djalit menjëherë pas lirimit nga burgu.

Albert Veliu u lirua sot nga paraburgimi në Kosovë. Së bashku me foton, avokati ka postuar dhe fotot me vendimin e gjykatës.

Më herët, ai u shpreh se arrestimi i Albert  Veliut  është bërë gabimisht dhe në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, Veliu ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë.

”Klienti im ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë. Tashmë gjithçka është në rregull, është thjeshtë gabim.Atij duhet t’i pranohet kërkesa për azil në Kosovë, pasi parishikohet edhe nga e drejta ndërkombëtare.

Ka qenë i arrestuar ditën e djeshme me kërkesën e Interpolit të Shqipërisë. Ai është plotësisht i sigurtë, është me mua” ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY