Rama i prerë për lojërat e fatit dhe kazinotë: Mediat 24 orë...

Rama i prerë për lojërat e fatit dhe kazinotë: Mediat 24 orë kohë afat të heqin reklamat

180
0
Shares

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme ka njoftuar se nga 31 dhjetori i vitit 2018, me ligjin e ri, do të ndalojë së fuksionuari të gjitha kazinotë elektronike.

Në një deklaratë për mediat Rama tha se ndryshimi në ligj përfshin edhe bastet sportive të çdo lloji.

Kryeministri u është drejtuar dhe mediave duke u lënë afat 24 orë për të hequr çdo reklame bastesh, duke theksuar se do mbyllet çdo faqe online që nuk zbaton ligjin.

Rama tha se Autoriteti Mbikqyrjes i Lojrave të Fatit është pezulluar dhe deri më 31 dhjetor do të robotizohet përmes teknologjisë digjitale për të funksionuar si mbikëqyrës në regjimin e ri.

Pjesë nga deklarata:

Ndërkohë po punohet për regjimin e ri të licensimit dhe kontrollit të kësaj veprimtarie në distancë, pra nëpërmjet internetit dhe brenda këtij afati të 31 dhjetorit ne do të kemi një regjim të ri gati për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin e ligjit ekzisues me metodat që çanë koalicionin qeverisës, kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare. 

Sqaroj edhe një gjë tjetër, që llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç njihen në gjuhën zyrtare VLT, duke qenë se llotaria kombëtare është një koncesion i bërë në të shkuarën bazuar në një ligj të veçantë. 

Tej argumentave të biznesit, të të punësuarve, të të ardhurave të cilat për hir të vërtesës të cilat janë dyfishuar në raport me të shkuarën, 54 milionë dollarë nga rritja e formalitetit dhe nga taksat përmes formalizimit, pavarësisht se 40 kompani kishte në të shkuarën dhe mblidheshin gjysma e taksave, tani ka 20 dhe mblidhen dyfishi i taksave, në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do të ngrihet asnjë qepen për baste.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1128566403973682/?__tn__=%2CdkC-R&eid=ARB71GwoaXcGhZKVtQN6QgsvxhuiV_7rgD7Rnfm_WFgTMVv9l4atQPIaALkhs5RZrzM0MYqAmfeeOS8j&hc_ref=ARS41hODYB90zoHiurBoDbhZ7BzA36xdYaO5X9Qjz4sYPJptNTzc8SYOmMiCZ1LGYDM

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY