Kuksianët “tradhëtojnë” kamionin për Angli, dynden drejt llotarisë amerikane

Kuksianët “tradhëtojnë” kamionin për Angli, dynden drejt llotarisë amerikane

208
0
Shares

ë rinjtë kuksianë po e tradhëtojnë Britaninë e Madhe dhe kanë hedhur sytë përtej kontinentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nisja e aplikimeve për Lotarinë e Amerikane po shoqërohet me interes të shtuar në qytetin verilindor. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se situata është e ngjashme me atë të largimit masiv drejt vendeve të BE gjatë viteve 2013-2015.

Nisja e aplikimeve të Lotarisë Amerikane është pritur me interes të shtuar në Kukës.

Ethet e Lotarisë si zgjidhje ligjore për të emigruar i kanë prekur masivisht të rinjtë në qytetin verilindor.

Fluksi i aplikimeve është i lartë që në ditët e para.

Rufat Demalia: Sivjet është pritur me interes shumë të madh koha e hapjes së Lotarisë Amerikane. 

Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se po përsëritet eksodi i viteve 2013-2015 me azilkërkuesit drejt BE. Por këtë herë në mënyrë ligjore.

Thonë se të rinjtë po ndjekin ëndrrën pasi kanë humbur shpresën.

Rufat Demalia: Unë mendoj se situata është më keq se në vitet 2013-2014-2015. 

Gentian Palushi: Shkaqet dhe arsyet ne i dimë mirë.Të gjithë ato shpresojnë për një jetë më të mirë. Duke parë që kushtet ekonomike-sociale janë të vështira sidomos në Kukës që është një rajon i varfër. 

Por “ëndrra amerikane”  ka pasoja për Kukësin. Popullsia po plaket dhe krahu i punës po ikën.

Gentian Palushi: Tendenca në rritje e të rinjëve për të aplikuar për Lotarinë Amerikane do të thotë që po ikën krahu më aktiv i punës.Këtu do të mbetën vetëm personat që nuk kanë fuqi për punë. Kështu do të këmi edhe fenomenin e plakjes.

Në këtë situatë duket se një pjesë e të rinjtë kuksianë do ta kalojnë edhe këtë dimër me ethet e ëndrrës amerikane, ndërsa të tjerë shohin ende si zgjidhje të detyruar kamionet drejt Britanisë së Madhe./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY