LAJMI I FUNDIT/ Përleshje me armë në Cërrik, plagosen dy të rinj

LAJMI I FUNDIT/ Përleshje me armë në Cërrik, plagosen dy të rinj

122
0
Shares

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Cërrik. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi me inicialet G. K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe shtetasi J. R., 22 vjeç, banues në Cerrik.

Ky i fundit ka marrë plagë të lehta në dorë, ndërsa të dy ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta të Policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi B.  së bashku me shtetasin I. F, po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh.

Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit A.Zh dhe I.F.

Në konflikt e spiër dyshohet se shtetasi B.H , ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij. Forca të shumta të Policisë të DVP Elbasan, janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpuntorit tjetër ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY