Jep dorëheqjen krejt papritur kreu i ISHSH, njoftimin e jep në rrjetet...

Jep dorëheqjen krejt papritur kreu i ISHSH, njoftimin e jep në rrjetet sociale

137
0
Shares

Krejt papritur, është dorëhequr nga posti i kreut të  Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) Eltar Deda.

Vetë Eltar  Deda e ka dhënë njoftimin në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar duke shprehur falenderimet për besimin që i është dhënë.

Falenderime për çdo kënd që më besoi dhe më mbështeti gjatë kësaj periudhe që unë drejtova Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor”, shkruan ai.

Për këtë dorëheqje, Ddea nuk ka dhënë asnjë lloj argumenti dhe asnjë motiv. Por nuk ngurron të falenderojë çdo person që e mbështeti në periudhën që drejtojtoi ISHSH.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, është një institucion i cili ka për qëllim garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik  dhe ka filluar aktivitetin në vitin 2014 kur është miratuar dhe struktura e tij.

Ndërsa,Eltar Deda, është mjek i shëndetit publik dhe ishte drejtues i këtij institucioni që prej vitit 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY