I vendosën tritol në banesë, habit Xhisiela: E bëri opozita, kërcënohem...

I vendosën tritol në banesë, habit Xhisiela: E bëri opozita, kërcënohem nga PD

65
0
Shares

Xhisiela Maloku ka dhënë një deklaratë për mediat pas shpërthimit të tritolit në banesën e gjyshit të saj. Me syze dhe me  një makinë tip ‘Peugeot’ të bardhë, Xhensila është ndalur për t’iu përgjigjur gazetarëve.

Xhisiela është shprehur se tritolin e ka vendosur opozita dhe se ajo sot ndjehet e kërcënuar vetëm nga Partia Demokratike, ndërsa tregon se kanë qenë familjarët e Rexhepit ata që i kanë ardhur në ndihmë.

Sipas saj opozita luajti një lojë politike dhe doli bllof. Sërish e reja ka insistuar se të vërtetën e di vetëm ajo, lidhur me ngjarjen në komisariat.

Pyetur nga gazetarët para banesës së gjyshit të saj, për Rexhepin, Xhisiela ka deklaruar se nuk ka komunikim me të dhe se është sqaruar për çdogjë me te. Vajza nuk ngurron të thotë se ka marrëdhënie të mira me të, dhe pse ai është në burg nën akuzën e përndjekjes.

Nga ana tjetër, Xhisiela shprehet se nuk do të largohet nga Shqipëria dhe do të kërkojë mbrojtje për familjarët.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa tronditja ka qenë e madhe. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 9 persona.

Ky shpërthim vjen disa ditë pas denoncimit të ngjarjes në të cilën u përfshi dhe Xhisiela.

Ajo është dhunuar nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja. Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY