VIDEO/Braktisi të bijën, e ëma refuzon të pajtohet: Hiqe kamerën të lutem

VIDEO/Braktisi të bijën, e ëma refuzon të pajtohet: Hiqe kamerën të lutem

67
0
Shares

Puntata e parë e ‘E diela Shqiptare’ startoi me një histori të dhimbshme të një gruaje e cila prej vitesh refuzohet nga familja e saj.

Bëhet fjalë për Edlirën, e cila pas divorcit nga bashkëshorti, u braktis nga gjithë familja e saj, nëna, motrat madje dhe nga djali 14-vjeçar.

Edlira jeton dhe punon në Itali prej shumë vitesh. Historia fillon me njohjen me ish-bashkëshortin në vitin 2001, me të cilin u martua dhe krijuan një familje. Më pas sollën në jetë djalin e tyre.

Për të mbajtur familjen, ajo punonte pothuajse gjithë ditën, ndërsa bashkëshorti qëndronte në shtëpi duke rritur djalin. Gjërat u përkeqësuan në Maj të vitit 2017, ku filluan grindjet me bashkëshortin e saj, ku për motive xhelozie, ajo dhe u divorcua nga ai.

Për shkak të divorcit me bashkëshortin, Edlira tregon se mamaja e saj e ka braktisur dhe nuk e beson. Sipas saj, e ëma mban lidhje me ish-bashkëshortin e Edlirës, ndërsa vajzën e saj refuzon që ta dëgjojë dhe ta takojë. Me lot në sy, tashmë edhe Edlira flet në kohën e shkuar për marrëdhënien me të ëmën.
Ajo kishte ftuar të ëmën në ‘Ka një mesazh për ty’, por ajo refuzoi ta takonte Edlirën sërish dhe duke kërkuar largimin e kamerave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY