FOTO/Ja kush është i dashuri i Elvanës, i shpallur në kërkim për...

FOTO/Ja kush është i dashuri i Elvanës, i shpallur në kërkim për vrasjen në Bllok

223
0
Shares

Ky që shihni në foton më poshtë është biznesmeni Ervin Mata, 31-vjeçari i shpallur në kërkim prej policisë për krimin e trefishtë mbrëmë në një lokal të ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha , ndërsa u  plagosën Ervis Martinaj Eljon Hato dhe Laert Hata. Ervin Mata është gjithashtu i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata, për të cilën ka nisur edhe sherri në lokal.

Fotot janë publikuar në fillim nga Bold News.

Vetë këngëtarja ishte e pranishme në momentin kur ndodhi ngjarja, ndërsa sot u shoqërua në polici për të dhënë dëshminë e saj. Nga raportimet e deritanishme, një prej shoqëruesve të Ervis Martinajt ka ngacmuar këngëtaren, ndërsa në këtë moment ndërhyri truproja e saj, shtetasi Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando. Pikërisht ky shtetas qëlloi me armë ndaj Ervis Martinajt, Eljon Hatos, Laert Hatas dhe Fabiol Gaxhës. Ky i fundit mbeti i vdekur. Veç të dashurit të Elvana Gjatës, në kërkim është edhe komoandoja Merviol Bilo dhe shtetasi Fabjol Alushi. /Lapsi.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY