FNSH kontrollon lokalet e natës në Shkodër, 35 vjeçari me pistoletë në...

FNSH kontrollon lokalet e natës në Shkodër, 35 vjeçari me pistoletë në cantë

76
0
Shares

Një 35-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar në kuadër të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim edhe 10 persona.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Boshnjaku 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër 

Arrestimi i tij u bë pasi nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, në një çantë dore iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, me krehër dhe fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY