Pas lirimit nga burgu shefi i policisë lëshon akuza: Hetoni ata që...

Pas lirimit nga burgu shefi i policisë lëshon akuza: Hetoni ata që kanë vila e biznese

84
0
Shares

Shefi i Policisë së Patosit, ditën e dielë u arrestua pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Sipas SHÇBA-së duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ai kishte përplasur disa makina që kanë qenë të parkuara.

Ditën e sotme ai është liruar dhe menjëherë ka lëshuar disa deklarata të forta.

Sipas Flamur Veliut, gjithçka ka qenë e montuar dhe se ai nuk ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka ndodhur fërkimi i mjeteve.

Reagimi i plotë

Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshirë në aksident, makina që drejtoja thjesht u ferkua me një automjet tjetër. Nuk kam qenë i dehur.

Testi alkolit është bërë disa orë pas ngjarjes.

Jam lënë i lire pas fërkimit të mjeteve më pas jam shoqëruar në komisariat ku më është bërë testi i alkolit, në shkelje ligjore.

Dua të vendos dinjitetin në vend dhe ja lë në dorë drejtësisë.

Sugjeroj ShÇBA të mos merret me gjëra të vogla por të hetoj korrupsionin te njerëzit që vjedhin e kanë vënë pasuri.

Une kam qenë shef komisariati dhe jetoj në një shtepi 70 m2. Ata që kanë qenë në vendin tim sot janë bërë milionera. Kanë vila. Kanë biznese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY