22 milionë euro për 7 km rrugë, si po vidhet në rrugën...

22 milionë euro për 7 km rrugë, si po vidhet në rrugën Kardhiq – Delvinë

149
0
Shares
SAMSUNG DIGITAL CAMERA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kostove të larta që po paguhen nga buxheti I shtetit për ndërtimin ne rrugës Kardhiq – Delvinë.

Berisha thote se kjo është vjedhja e rradhës, pasi 7 km e lotit të dytë të kësaj rruge, do të kushtojnë 22 milionë euro, pra 4 herë më të lartë.

POSTIMI I BERISHES:

Kallam Deshtaku katerfishon çmimin e ndertimit te rruges Kardhiq – Delvine!

Te dashur miq, dje Kallam Deshtaku ishte per te dyten here ne tre vjet ne rrugen Kardhiq – Delvine. Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.

Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes.

Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje,

Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY