Para dhe lëndë narkotike, në pranga ylli i kombëtares italiane

Para dhe lëndë narkotike, në pranga ylli i kombëtares italiane

87
0
Shares

Ylli i kombëtares italiane të Regbisë, Sami Panico ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet se është përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

25-vjeçari, i cili ka luajtur 10 me kombëtaren, kishte 1.5 kg marihuanë dhe 330 gram hashash të konfiskuara në shtëpinë e tij.

Ai u arrestua me akuzën e prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike dhe tani është në arrest shtëpiak, ndërsa pret vendimin përfundimtar nga uniformat blu.

Gazeta italiane “La Gazzetta” raportoi se Panico kishte 10,000 euro (8,919 sterlina) të fshehur në kopshtin e tij.

Panico, i cili luan për klubin italian Zebre, po vuan nga një dëmtim i pësuar vitin e kaluar, ku theu nofullën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY