Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, Demaliaj: “Arta Marku të marrë një vendim, ose...

Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, Demaliaj: “Arta Marku të marrë një vendim, ose të shkarkohet”

87
0
Shares

Analisti Ilir Demalia tha se kryeprokurorja Arta Marku duhet të marrë një vendim urgjent në rastin e dhunës ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit socialist.

Në një lidhje me skype për Ora News, ai tha se nëse nuk merret një vendim për të, Marku duhet të shkarkohet.

Demalia: Prokuroria e Përgjithashme ose duhet të marrë një vendim urgjent  për këtë rast, me personin i cili ka kryer dhunë, ose të mohojnë që nuk është e vërtetë dhe të arrestohet vajza. Një nga të dyja duhet të bëhet, përndryshe Arta Marku të shkarkohet urgjentisht  nga ajo detyrë, sepse ajo nuk përfaqëson organin e akuzës, por përfaqëson vetëm kryeministrin Rama si një njeri i lidhur me bandat  e tij në parti, që është një parti krimi tashmë e hapur.

Demalia paralajmëroi se si shumë ngjarje të tjera, edhe rasti i Xhisiela Malokut do të mbyllet, ndërsa tha se ngjarje të tilla manipulohen politikisht.

Demalia: Manipulohet shumë nga politika dhe nga gazetarët që përdoren nga politika për interesat e veta. Sa i përket rastit konkret, është e pafalshme, e patolerueshme dhe tregon në çfarë gjendje është shteti shqiptar. Këtu ka një të vërtetë, ose vajza gënjen, ose djali ka kryer gjithë atë akt. Nga hetimet del që vajza është e dhunuar. Në momentit që janë dhënë këto, në momentin që vajza ka bërë denoncimin duhet të ishte arrestuar djali.

Në lidhje me imlikimin e opozitës në këtë çështje, Demalia tha se kjo bëhet që edhe opozita të mbulojë krimet që ka bërë në të shkuarën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY