​Kreu i Listës Serbe: Nuk e lejojmë më Thaçin të shkelë në Ujman

0Shares
0

Kryetari i Listës Serbe dhe njëherwsh kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiç, ka thënë se vizita e Thaçit dhe prania e forcave të armatosura të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës është ndaj paqes dhe sigurisë së serbëve të cilët jetojnë në atë pjesë.

Ky është një sulm me pasoja të pa parashikueshme për serbët të cilët jetojnë në veri të Kosovës”, ka thënë Goran Rakiç dhe sipas tij një gjë e tillë nuk do të lejohet të ndodhë më.

Rakiç i cili është një instrument i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nëse KFOR-i nuk arrin që të mbrojë serbët atëherë shteti serb duhet t’i mbrojë ata dhe pronat e tyre.

“Nëse KFOR-i nuk dëshiron, atëherë unë si kryetar i Listës Serbe, ftojë shtetin e Serbisë që të mbrojë serbët dhe pronat e tyre. Duhet t’ua bëjmë me dije të gjithëve se një gjë të tillë nuk do ta lejojmë që të përsëritet. Ne së bashku me popullin do ta mbrojmë lirinë dhe pronën tonë, sepse Gazivoda është e Serbisë”, ka thënë Rakiç.

Thaçi sot ka qëndruar tek Liqeni i Ujmanit i përcjellur nën masa të rrepta të sigurisë. Ndërkohë në kohën kur ai po e vizitonte Ujmanin , në Prishtinë po organizohej një protestë kundër tij dhe idesë së tij për ndarje të Kosovës./Express/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje