Rama: Heshtja e Aleancës së Grave Deputete përballë Xhisiela Malokut është një...

Rama: Heshtja e Aleancës së Grave Deputete përballë Xhisiela Malokut është një turp!

53
0
Shares

Deputeti i LSI-së, Luan Rama thotë se është e turpshme heshtja e Aleancës së Grave Deputete pas rastit të dhunës ndaj Xhisiela Malokut, nga ana e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Në Kuvendin e Shqipërisë ekziston edhe një forum; Aleanca e Grave Deputete.

Do të duhej të ishte mbledhur menjëherë sapo u mësua se Xhisiela Maloku është dhunuar, por nuk është mbledhur!

Do të duhej që të mblidhej e të tundte Kuvendin e Qeverinë, gjykatat e prokurorinë, po nuk e ka bërë!

Do të duhej t’i gjendej në krah e ta merrte në mbrojtje Xhisielën e dhunuar, por e ka lënë atë të braktisur e të vetme përballë opinionit e pushtetit!

Do të duhej të inicionte një aksion qytetar në të gjithë vendin kundër dhunës e barbarisë ndaj grave, por Aleanca e Grave Deputete hesht si shëmtia e Kuvendit ku edhe unë jam deputet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY