FOTO/Ky është i riu që goditi për vdekje gjyshen e tij në...

FOTO/Ky është i riu që goditi për vdekje gjyshen e tij në Durrës

826
0
Shares
Redmon Gruda

Policia ditën e sotme zbardhi të plotë ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Durrësit, ku nipi  goditi me thikë gjyshen e tij disa herë në kokë derisa i mori dhe jetën.

21 vjeçari tashmë ndodhet në burg dhe e ka pranuar krimin e rëndë. Redmon Gruda, 21-vjeçari në foto është autori i vrasjes me thikë në kokë të gjyshes së tij të moshuar, ndërsa para policisë rrëfeu detaje mbi marrëdhënien me gjyshen.

Ai ka deklaruar se shkak ishte bërë një zënke mes tyre, pasi gjyshja nuk pranoi t’i jepte para.

Madje, mes tyre ka patur disa herë debate pasi jetonin në një shtëpi, në lagjen Nr.16. I riu është shprehu se nuk shkonte mirë me të.

Në foto gjyshja Floresha Shkurti

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr.16 ku u gjet pa jetë në banesë shtetasja F.Sh

 Arrestohet nipi 21 vjeçar si autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16 ku u gjet e vdekur në banesë shtetasja F.Sh. 81 vjeçe.
Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës.

Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY