Fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizit refuzojnë përballjen me babain

Fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizit refuzojnë përballjen me babain

111
0
Shares

Dy fëmijët e mitur të gjyqtares se vrarë Fildes Hafizi nuk pranojnë të përballen me babain e tyre Fadil Kasemi tek Krimet e Renda.

Ditën e sotme ata duhet të dëshmonin në proces, por nuk u paraqiten, pasi ishin në orarin e mësimit.

Sipas avokatit të familjarëve të viktimës, dy fëmijet e mitur janë të tronditur dhe pranojnë të deshmojnë vetëm nësë pyeten në një ambient tjetër në gjykate, jo perballë babait.

Gjykata e Tiranës në  4 shtator vendosi që kujdestaria e fëmijëve të gjykatëses së vrarë Fildez Hafizi ti kalojë tezes së tyre.

Kujtojmë se Hafizi u vra gushtin e kaluar nga ish-bashkëshorti i saj Kasemi në afërsi të zonës së Xhamllikut. Ajo punonte prej disa vitesh si gjykatëse në Shkodër.

Edhe pse kishte urdhër mbrojtjeje, ish-bashkëshorti i saj e qëlloi dy herë me armë brenda në makinë duke e lënë të vdekur. Tentativat e tij për ta ngacmuar ka qënë të shumta dhe pse ata ishin të divorcuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY