Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave prek fëmijët, disa këshilla për prindërit

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave prek fëmijët, disa këshilla për prindërit

66
0
Shares

Ndryshimi i temperaturave ka sjellë edhe shtimin e virozave, të paktën për fëmijët e vegjël. Vetëm në një prej qendrave shëndetësore në Tiranës, kryhen rreth 40 vizita në ditë

40 vizita në ditë bëhen në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë. Referuar ndryshimeve klimatike, të cilat kanë prekur më tepër fëmijët, mjekja pediatre Makbule Naipi Kastrati bën me dije se numri i vizitave është më i lartë se vitet e tjera.

“Dita e punës është e ngarkuar me numër që është mbi normën, për arsye të ndryshimeve të mëdha që temperaturat po pësojnë, për arsye që janë hapur çerdhet, shkollat. Mbizotërojnë infeksionet respiratore, por kemi pasur këtë vit edhe shtim të rasteve me çrregullime gastroentestinale, – shprehet për Report Tv mjekja pediatre.

Nga ana tjetër mjekja bën thirrje për evitim të marrjes së ilaceve pa konsultën apo recetën e mjekut pediatër, pasi dëmi që sjell përdorimi i tyre te fëmijët është i vazhueshëm.

“Dhënia e antibiotikëve më rezulton e shumë e gabuar. Fëmija kthehet për një periudhë me po të njejtat shenja, i lodhur, pa dëshirën për t’u ushqyer. Pasojat mund të shfaqin hipotermi në këtë periudhë”

Mjekja pediatre këshillon prindërit që në rast rrufe apo shenja vireze të fëmijët të drejtohen menjëherë te mjeku i familjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY