UPDATE/Salianji:”Burri i deputetes së PS u mori 3 miliardë lekë shqiptarëve me...

UPDATE/Salianji:”Burri i deputetes së PS u mori 3 miliardë lekë shqiptarëve me kompaninë e tij”

143
0
Shares

Në një dalje të posaçme nga selia blu, deputeti Ervin Salianji vijoi me akuzat për tenderat korruptivë. Salianji akuzoi se në 4 vitet e qeverisë së Edi Ramës kompania e deputetes socialiste Klotilda Bushka i rriti të ardhurat me 10 herë duke marrë 3 milard e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve.

Sipas demokratit, është pasuria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, si Klotidla Bushka, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.

Deklarata e plotë e Salianjit:

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka bëri sot rolin e shërbëtores së oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.

Këtë pasuri Klotidla Bushka e ka vënë duke grabitur tenderat publikë. Duke hedhur baltë mbi opozitën, Klotilda Bushka u fshehu pasurinë në emër të bashkëshortit të saj.

E vërteta është se Altin Bushka, bashkëshorti I Klotildës, ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama.

aaaa

Grafiku tregon qartë se kompania Selcom, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient I Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Por në 4 vitet e fundit kompania ka rritur me 10 herë pasurinë e saj.

Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klotilda Ferhatit.

Vetëm me tendera publikë kompania e Klotilda Bushkës ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve.

Me vettingun që propozon Partia Demokratike Klotilda Bushka largohet nga politika.

Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, si Klotidla Bushka, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.

Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi.

Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro.  

Fill pasi deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar se kompania në bashkëpronësi të bashkëshorti të deputetes socialiste Klotilda Bushka, ka 10-fishuar të ardhurat, pas ardhjes në pushtet të Ramës, ka reaguar kjo e fundit duke deklaruar se se çdo gjë që ka thënë Salianji është e pavërtetë, dhe se për këto akuza do të përballen në gjyq.

Por ndërkohë më pas Salianji ka postuar një tjetër grafik ku konstatohej shëndeti i madh i kompanisë SELCOM pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës.

42497141_1963563070332826_8518984992150257664_n

Më herët, deputetja e Partisë Socialiste, Klodida Bushka Fehrati, në një deklaratë për mediat sulmoi kreun e opozitës Lulzim basha në lidhje me biznese të të afërmëve të tij..

Në deklaratën për shtyp, Fehrati shprehet se kunati i tij, Erion Isufi zotëron jo një, por plot gjashtë kompani reklame dhe konsulence: “Landmark Communicatins”, “Landmark Technologies”, “Landmark Premium Print”, “HR Solutions”, “Albania Internet” dhe “Blacksheep”.

Deklarata e mëhershme e Klotilda Bushkas per bizneset e te afermeve te Bashes:

17523394_10154902556956357_9182798111436751640_n

I pyetur dje në një emision televiziv, Lulzim Basha deklaroi se asnjë familjar i tij nuk zotëron ndonjë firmë konsulence, aq më pak të lidhura këto me shtetin apo me ata që ai i konsideron si oligarkë.

Edhe një herë më shumë, lideri i opozitës doli në televizor për të mashtruar opinionin publik.

Kunati i tij, Erion Isufi zotëron jo një, por plot gjashtë kompani reklame dhe konsulence: “Landmark Communicatins”, “Landmark Technologies”, “Landmark Premium Print”, “HR Solutions”, “Albania Internet” dhe “Blacksheep”.

A e dini se vetëm “Landmark Communications” dhe “Premium Print”, që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë. Vetëm vitin e kaluar, xhiro e deklaruar e këtyre kompanive arriti në 2,2 miliardë lekë, nga të cilat fitimi i deklaruar vetëm 40 milionë lekë të vjetra.

Pra, një rrjet kompanish që qarkullojnë shuma kolosale, “deklarojnë” se u mbeten në xhep po aq sa fitojne shumë biznese të vogla qe kanë një marzh fitimi prej më pak se 5%. Por, mashtrimi me taksat është halli më i vogël që ka Luli dhe familjarët e tij.

Të gjitha këto para që siguron kjo “perandori” konsulence janë siguruar direkt duke punuar eksluzivisht me bizneset më të mëdha në vend, të cilat sot, në një tentativë të qartë gjobëvënie ndaj biznesit janë vendosur në “listën e zezë” të Lulit.

Si ka mundësi që ndërsa Luli përbetohet se do të pastrojë vendin nga “oligarkët”, kunati, gruaja dhe e gjithë familja e tij pasurohen përditë e më shumë duke punuar me të njëjtët persona?

Shumë nga biznesmenët, të cilët Luli i ka grupuar bashkë në listën e tij të zezë, prej vitesh derdhin para direkt në xhepat e familjes së tij, përmes kontratave që kanë me kompanitë e kunatit.

Po përse pra këto dy standarte? Përse Luli nga njëra anë mbush xhepat dhe nga ana tjetër del me shpatë në dorë kundër biznesit?

A mos vallë fushata e nisur nga kryetari i opozitës, ndaj të njëjtëve persona që e kanë ndihmuar të pasurohet, është një fushatë gjobvënie, përmes të cilës Basha pretendon të blejë heshtjen e bizneseve?

A mos valle Lulzim Basha po ben pikerisht ate per te cilen akuzojet brenda PD: Sulme nominale mbi biznesin për të vjelur taksën e heshtjes së tyre!

A mos valle ky persekutim, stil sipas vitit 46, kundër kulakeve te anatemuar sot si oligarke, eshte nje sulm me maska politike i opozitës së bashkuar për të detyruar bizneset të paguajnë?

Apo mos vallë kunati i Lulzim Bashes kërkon më shumë prej tyre, nga sa merr rregullisht, dhe për këtë përdor altoparlantin e Partisë Demokratike?!

Partia Socialiste nuk mund të qëndrojë në heshtje, kur dëgjon këtë “persekutim” të çmendur të denjë për vitin 1946, kundër kulakëve të anatemuar sot si oligarkë.

Asnjë qytetar i zakonshëm i këtij vendi, që synon të pasurohet përmes punës së tij të ndershme, nuk mund të pranojë këtë sulm me maska të opozitës, që synon të bëjë bizneset të paguajnë në xhepat e tyre.

Të gjithë e dimë që kjo ishte një praktikë e zakonshme pune në kohën e qeverisë së PD apo në kohën e kryebashkiakut të fjetur të Tiranës.

Të gjithë e dimë një herë e mirë se në atë kohë, përsa kohë derdhje rregullisht haraçin në dyert e partisë, nuk kishte polic apo agjent tatimor që të të dilte përpara, por kjo kohë ka marrë fund një herë e përgjithmonë.

Koha e rrumpallës dhe e plaçkitjes së biznesit ka perënduar, së bashku me pushtetin e Partisë Demokratike.

Koha e përçudnimit të çdo personi që guxonte të bënte para jashtë pushtetit, koha e shkeljes me këmbë të sipërmarrjes në këtë vend ka marrë fund një herë e përgjithmonë.

Ditë pas dite, do t’iu tregojmë rastet konkrete të të gjithë kësaj historie të turpshme, të aferave të familjarëve të Bashës dhe kësaj tentative të turpshme për të zhvatur biznesin e madh në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY