Virozat te fëmijët, fluks vizitash në pediatri, ja simptomat dhe rekomandimet e...

Virozat te fëmijët, fluks vizitash në pediatri, ja simptomat dhe rekomandimet e mjekëve

149
0
Shares

Ulja e temperaturave dhe frekuentimi i çerdheve e kopshteve favorizon përhapjen e virozëve të stinës tek fëmijët. Në një ditë, mesatarisht 30 fëmijë kërkojnë ndihmën e mjekut për shkak të prekjes nga virozat që manifestohen me diarre, të vjella, temperaturë dhe lotim të syve.

Kjo javë nis me ulje temperaturash 3-4 gradë dhe me prezencë të shirave lokalë.

Institutit i Gjeoshkencave raporton se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 15 / 27 °C.

Jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe ndryshimi i temperaturave, favorizuar dhe nga ambjentet ku ka kolektivitet si çerdhe dhe kopshte, fëmijët janë më të predispozuar për tu prekur nga virozat.

Në një qendër shëndetësore, mjekja Tatjana Nela, pret rreth 30 vizita në ditë. Ajo thotë se aktualisht virozat janë në qakullim dhe manifestohen përmes këtyre simptomave:

Nela: Shenjat kryesore janë rrufa, ka raste  me temperaturë, ka raste pa temperaturë, kolla. Prindërit që janë të kujdesshëm vinë që me shenjat e para. Ndryshimi i temperaturave sjell edhe shtim të sëmundshmërisë, sidomos virozave. Kanë filluar dhe çerdhet, kopshtet, shkollat, ku ka grumbullim të fëmijëve dhe prandaj kemi shtim të rasteve.

Prindërit janë më të ndërgjegjësuar, por ka ende raste kur bëjnë vetëmjekim, gjë që për mjekët është mënyra më e gabuar.

Nela: Ka prindër që vinë kur i kanë fëmijët e tyre në gjendje të agravuar por shumica e prindërve janë të ndërgjegjësuar dhe vinë. Kur ka raste me viroza, kur konstatojmë ndonjë komplikim të virozave nuk japim antibiotik, kalojmë thjesht me mjekime simptomatike, mjekojmë kollën, temperaturën. I them prindërve se nëse do ketë shtim të kollës, apo disa ditë me temperaturë, të vinë për vizitë.

Mjekët gjithashtu sugjerojnë nënat që të konsumojnë në mënyrë të rregullt ushqimet tek fëmijët për të ndihmuar në rritjen e imunitetit dhe për të luftuar patoligjitë sezonale.

Ushqimet duhet të jenë të pasura ne minerale, vitamina dhe fitokimikate te cilat ndihmojne eliminimin e mikrobeve, forcojnë imunitetin dhe ulin inflamacionin dhe simptomat e zakonshme të gripit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY