Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, iu gjetën drogë, armë dhe municione në banesë

Shares

Një çift shqiptarësh, përkatësisht të moshave 38 dhe 36 vjeç, në bashkëpunim punonin për llogari të  një 26-vjeçari tjetër shqiptar, të cilët u arrestuan  nga policia në Athinë.

Policia greke ka vënë në pranga 3 persona në zonën Keratsini, pasi në banesën e një çifti shqiptarësh janë gjetur dhe sekuestruar lloje të ndryshe drogash.

Sipas të dhënave të para, raportohet se në shtëpinë e shqiptarëve, të cilët punonin për llogari të një personi të tretë janë sekuestruar 41  kg marijuanë,  hashash, fishekë, makina, armë, peshore elektronike dhe sende të tjera.

Nga operacion i policisë greke  janë sekuestruar:

41 kg 740 gram marijuane

10 kg 330 gram hashash çokollatë

2 Kallashnikovë

4 krehëra Kallashnikovi

542 fishekë

3 peshore elektronike

7 celularë

1 automjet.

Policia e vendit fqinj vijon punë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët dyshohet se mund të jenë të lidhur me shqiptarët e arrestuar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...