‘S’na mposhti serb-shkjau, por na poshtëron Hashimi, Edvini dhe trau’!!

‘S’na mposhti serb-shkjau, por na poshtëron Hashimi, Edvini dhe trau’!!

124
0
Shares

Nga Vendim Demaj

Është muaji shtator. 

Pak muaj përpara festuam çlirimin e Kosovës nga Serbia pas futjes së forcave të NATO-s në territorin kosovar në qershor të vitit 1999, dy muaj më pas festojmë pavarësinë,por në ç’gjendje ndodhen shqiptarët në dy shtete shqiptare?!

Absurde situata, më absurd reagimi i munguar. Vetëm pak ditë më parë u ngrit edhe trau që ndan sërish shqiptarët, pasojë e PUSHT-etarëve të Tiranës, të patrazuar nga ata të Kosovës, sidomos nga ai që për momentin është President.

I bie që të jetë “Hasha”, se hasha u bie dëshmorëve të luftës së UÇK-së,
hasha i bie gjakut të shqiptarëve,
hasha u bie ngjyrave kuqezi të flamurit për t’u bërë argat i Vuçiçit
dhe treshja e “musketierëve të turpit” plotësohet nga Edvini i Kristaqit, bëmat e të cilit i tejkalojnë fantazitë e çdo Don Kishoti.
Çfarë pazarllëqesh po gatuan treshja Vuçiç-Thaçi-Rama për ndarjen e Kosovës? Apo mos ndoshta ideja e Thaçit vjen në kohën kur Gjykata Speciale pritet të ngrejë padi kundër “gjarprit” të Kosovës për shumë vrasje në kohen e pasluftës dhe ai me këtë ide të Serbomadhisë pretendon të shpëtojë lëkurën e tij.
Ky Hashimi i Brojës po e trajton si çiflig shtetin e Kosovës, njësoj si Edvini Shqipërinë.
Çfarë duhet të bëjnë patriotët shqiptarë andej e këndej kufirit?
A është e mjaftueshme vetëm të shikojnë e të hedhin statuse në Facebook, apo të ngrihen me të gjitha mjetet e mundshme që të mos lejojnë pushtetarët e momentit që historia nesër do t’i dënojë?
 Po lufta e opozitës shqiptare në Shqipëri apo mungesa e një lufte të drejtpërdrejtë politike të saj, më mirë në konferenca shtypi apo t’u bashkohet rreshtave të revoltës së vërtetë popullore, që u ka ardhur thika në palcë?
 Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të ngrihet në nivelet e një opozite të fortë?
Çfarë duhet të bëjë tjetër kjo qeveri, që dy ministra të saj të Brendshëm zbulohen si kupola e mafias së drogës dhe krimit të sofistikuar;
ku vrasjet dhe rrëmbimet sa vijnë dhe shtohen;
ku kriminelët vendosin se kush duhet të jetë ministër dhe drejtor;
ku gjysma e oficerëve të policisë janë në kërkim;
ku të gjitha investimet merren nga 2-3 oligarkë të Ramës etj.

As në një vend imagjinar të një romani apo filmi hollivudian kryeprokurorja e Përkohshme nuk do të ndëshkonte githë zinxhirin e prokurorëve të krimeve të rënda sidomos prokurorin e një dosjeje shumë sensitive siç është ajo e ish ministrit të brendshëmz. Tahiri, kur një ditë më parë po ky prokuror kishte nxjerrë urdhrin e sekuestrimit të miliona eurove të pasurisë së grupit Habilaj.
Në regjimin fashist të satrapit të Ballkanit familja e tij u pushkatua, u internua, u persekutua, sepse nuk u pajtua me fashizmin Hoxhist, kurse sot në kohën moderne të “Rilindjes” së #këllirave Enveriane, persekutohet dhe internohet për të vetmin faj: sepse lufton dhe nuk bën paqe as kompromis me krimin.
Për të gjitha këto, por edhe për një mijë arsye të tjera, opozita duhet të dalë në shesh dhe të udhëheqë me të vërtetë popullin e rraskapitur deri në largimin e kësaj bande qeverisëse dhe të mos mjaftohet me deklarata në rrjetet sociale, në konferenca shtypi apo “shëtitje” nëpër truallin e lodhur shqiptar dhe jo vetëm opozita në Shqipëri, por çdo shqiptar që e ndien veten të tillë, në të gjitha trojet shqiptare, duhet të ngrihet për të marrë në dorë fatet e kombit i cili po rënkon nga vuan nga këta udheheqës bandit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY