Goditet grupi më i rrezikshëm kriminal në veri të Shqipërisë, vetë Xhafaj...

Goditet grupi më i rrezikshëm kriminal në veri të Shqipërisë, vetë Xhafaj jep detajet

93
0
Shares
Mbrëmjen e djeshme u arrestua në Tiranë Safet Bajri, i njohur si i “forti” i Shkodrës, personi që për ditë të tëra trazoi politikën në Shqiperi dhe Belgjikë.
Ky arrestim ka mjaftuar për të sjellë reagimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir xhafaj i cili e konsideron si një superaksion arrestimin e të shumëkërkuarit, kur prej kohësh mediat belge shkruanin se ai ndodhej në Shkodër.

Mbi të gjitha, ai ka njoftuar  për herë të parë se është shkatërruar një tjetër bandë, e konsideruar më e rrezikshmja në veri të Shipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, ministri e quan një superoperacion të “Forcës së Ligjit” që është zhvilluar në Shkodër, Tiranë dhe Holandë.”Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit“, shkruan Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY