Basha nxjerr videon: Më në fund e pranoi, Rama e ka frikë...

Basha nxjerr videon: Më në fund e pranoi, Rama e ka frikë vettingun në politikë

77
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një video të postuar në Twitter shkruan se  kryeministri Edi Rama është kundër vettingut në politikë, nismë kjo e propozuar  nga Partia Demokratike.

Lideri i opozitës i kishte lënë një afat kohor deri të premten kryeministrit Rama të jepte mendimin dhe opinionin e tij pro apo kundër vettingut në politikë, dhe mesa duket kryeministri e ka bërë të qartë vendimin e tij.

Basha ka pyetur publikisht se pse Rama ka frikë nga vettingu, ndërsa shtoi se të gjitha të tjerat janë llogje.

“Më në fund e pranoi: ai është kundër vetingut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?!”, shkruan në reagim Basha.

Kujtojmë se  pas kërkesës me shkrim të PD, kryetari i Kuvendit, Ruçi vendosi që Këshilli i Legjislacionit të mblidhet në 26 shtator ku do të diskutohet projekligji i PD për vettingun në politikë./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY