Qeverisë nuk i del koha të rikonstruktojë një shkollë fshati, fëmijët duhet...

Qeverisë nuk i del koha të rikonstruktojë një shkollë fshati, fëmijët duhet të mësojë natën

98
0
Shares

Edhe pse viti i ri shkollor ka startuar, fatkeqësisht në disa zona të Shqipërisë shumë prej nxënësve nuk kanë shkuar ende në shkollë.

Konkretisht, rreth 150 nxënës në zonën e Borakajve në Durrës nuk kanë nisur ende vitin shkollor.

Shkolla në Borakaj “Adem Sabli” është jashtë kushteve infrastrukturore dhe për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë mësim në shkollat e Maminasit.

Prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë në shkollë fëmijët duke bojkotuar procesin mësimor.

“Është e patolerueshme. Klasat e para mësim në darkë, jashte logjike,” thonë prindërit për Balkanweb.

Ne shkollën “Adem Sabli” bënin mësim katër fshatra. Prej rreth një viti nxenesit jane zhvendosur në Maminas. Nxënësit të shoqeruar nga prindërit  protestuan para bashkisë së Shijakut për zgjidhje te problemit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY