VIDEO/ Kryeinspektori i IKMT kërcënon deputetin e PD: “Mbaje mend fytyrën time…..”

VIDEO/ Kryeinspektori i IKMT kërcënon deputetin e PD: “Mbaje mend fytyrën time…..”

184
0
Shares

Gjatë takimit me banorët të cilët po u shemben objektet, deputeti Agron Shehaj ka pasur dhe një përplasje të ashpër me punonjësin e IKMT-së në Vlorë.

Siç duket dhe nga video debati ka qenë mjaft i ashpër dhe i tensionuar midis deputetit Shehaj dhe drejtorit ekzekutiv të IKMT-së në Vlorë Fatmir Meta.

Shehaj: Kjo ka 18 vjet që jeton këtu dhe ti vjen i prish shtëpinë. I keni marrë shtëpinë.

Punonjësi i IKMT-së: Mos ma ngre zërin ti mua, vini këtu për të bërë poltikë, politikën bëjeni andej. Na lej të bëjmë punën e shtetit. Të njoh shumë mirë. Na ngatërron me veten.

Më tej kreu i IKMT-së gjatë debatit i është drejtuar Shehajt duke i thënë: Hajdut kriminel, mbaje mend fytyren time… Do takohemi.

Gjatë mëngjesit të ditës së sotme punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shoqëruar në Polici rreth 10 persona, të gjithë familjarë dhe persona që preken nga prishja e ndërtimeve.

Një pjesë e banorëve shprehen se prishja e ndërtimeve po bëhet në mënyrë selektive duke favorizuar miq të Edi Ramës/faxweb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY