Banorët në Jalë akuza Ramës: Je Millosheviç, ja ku e ke mikun...

Banorët në Jalë akuza Ramës: Je Millosheviç, ja ku e ke mikun tënd që ka ndërtuar pa lejë

653
0
Shares

Banorët në Jalë janë irrituar dhe situata është tensionuar më shumë, sa tashmë kanë ndërhyrë dhe forcat speciale për të shmangur këmbënguljen e banorëve.

Sipas IKMT-së, sot duhet të shemben 10 ndërtesa në Jalë, por kjo gjë nuk është pritur mirë nga banorët të cilët shprehen se janë me dokumenta dhe se nuk kanë marrë asnjë lajmërim më parë për këtë dhunim sipas tyre, nga ana e IKMT.

Shumë nga banorët kanë filluar me akuza ndaj Edi Ramës.

’Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.

 

Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama.  Qytetari përmend dhe emrin e mikut të Ramës që sipas tij ka ndërtime pa leje në Jalë dhe nuk e ka gjetur asgjë Alban Xhillari.

‘’Zoti kryeministër sot po në shembni shtëpitë tona, që i kemi ndërtuar me djersën tonë, ju jeni i plotëfuqishëm por po gaboni shumë rëndë. Ja tek e keni mikun tuaj Alban Xhillari që ka ndërtime pa leje dhe nuk e ka gjetur asgjë”, shprehet një prej qytetarëve që po i prishen ndërtesa.

Më poshtë keni videot e marra nga Fax News ku tregohen situata e acaruar në Jalë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY