VIDEO/Humbën në pyllin e Llogarasë, 4 turistë italianë gjenden pas 3 orësh

VIDEO/Humbën në pyllin e Llogarasë, 4 turistë italianë gjenden pas 3 orësh

92
0
Shares

Katër turistë italianë lëshuan alarmin SOS në lartësi të Qafës së Llogarasë pasi kishin humbur rrugën. Të akomoduar në një hotel në Parkun Kombëtar të Llogarasë, turistët kishin humbur rrugën teksa po shëtisnin në pyll. 40 forca policore të DVP Vlorë dhe të DELTA Forcë u angazhuan në terren pas tre orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Policia u erdhi në ndihmë 4 turistëve italianë, ku dy prej tyre kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë, ndërsa dy të tjerë kishin humbur rrugën

40 forca policore të DVP Vlorë dhe të Delta Forcë pas 3 orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë.

Sot rreth orës 14:15, disa shtetas italianë kanë  kërkuar ndihmën e Policisë pasi dy prej tyre kishin mbetur të bllokuar në një zonë të vështirë malore në Qafën e Llogarasë si dhe dy  shokët e tjerë kishin humbur kontaktet po në  atë zonë.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, u organizuan shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Repartit “Delta Forcë”, filluan krehjen e zonës ku pas tre orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tre prej tyre si dhe pas gjysëm ore më vonë Policia gjeti edhe turistin e katërt.

Turistët janë shoqëruar nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara.

Turistët italianë kanë falënderuar Policisë e Shtetit që ju erdhi në ndihmë.

(4 shtetasit italinë kishin parkuar automjetin e tyre në anë të rrugës dhe ishin futur në  pyllin e Llogarasë, duke u  shpërndarë në drejtime të ndryshme për turizëm malor, por gjatë eksplorimit të zonës kishin humbur orientimin dhe rrugën e kthimit, ku dy prej tyre ishin bllokuar në  një zonë të vështirë  dhe për këtë shkak   kërkuan ndihmën e Policisë së Shtetit).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY