Vasili ironizon: Në vitin e Skënderbeut, Rama zgjodhi të jetë Hamza Kastrioti

Ndaje

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas skandalit të ‘Air Albania’, pasi pas kompania ajrore shqiptare për të cilin fliste kryeministri Edi Rama, rezultoi në fund se ishte turke.

Permes nje postimi në Facebook, Vasili shprehet se Rama në ‘Vitin e Skënderbeut’, zgjodhi të luante rolin e Hamza Kastriotit.

POSTIMI I VASILIT:

Kryeministri ka zgjedhur te jete Hamza Kastroti ne vitin e Skenderbeut.

Nelson Mandela thoshte:”Budallenjte shtohen kur te mençurit heshtin”.

Ky eshte rasti i Kryeministrit tone, varferia vajtuese e fjalorit dhe ideve te tij eshte bere nje lende e pare pafund e humorit mbarepopullor.Thjesht kryeministri perfaqeson ate produkt te mjere, qe shtohet,kur te mençurit heshtin.

Ky kryeministri si vajtim intelektual thote:

“Air Albania” është një vepër kuqezi, kombëtare, një fryt i arrirë në këtë që për ne është viti i Gjergj Kastriotit.”

Po nese Skenderbeu eshte viti i shenuar i yni pse nuk u quajt Skenderbe ky avioni,por Lasgush ????

Skenderbeu,Gjergj Kastrioti nuk iu tremb kerkujt edhe perandorise me te madhe te kohes, qe ishte perandoria otomane.

Po Edi Rama nga kush trembet??Apo ka zgjedhur te beje Hamza Kastriotin.Duket qarte qe ate po ben.

Le ta gezoje kryeministri edhe rolin e qelbur te Hamza Kastriotin,le ta gezoje edhe fatin edhe damken e turpit, qe e shoqeroi per qindra vjet

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje