Vajza e Niko Peleshit “turpëron” ndjekësin që e ngacmoi“Dukesh mosha e gjyshit...

Vajza e Niko Peleshit “turpëron” ndjekësin që e ngacmoi“Dukesh mosha e gjyshit tim!”

1029
0
Shares

Ajo u njoh fillimisht si vajza e ministrit Niko Peleshi, por Aleksia tashmë ka arritur të krijojë një grup ndjekësish në Instagram që e njohin si një vajzë ambicioze me shumë ëndrra dhe qëllime në jetë.

Aleksia ishte vetëm 14 vjeçe kur fillimisht e pamë në kopertinën e një reviste italiane. Tiparet e bukura zeshkane, karakteristike shqiptare dhe veshja popullore, bënë bujë në të gjitha mediat.

Bukuroshja brune e cila është 16 vjeçe, është mjaft aktive në Instagram, ku publikon vazhdimisht foto nga momente të veçanta nga jeta e saj. Së fundi, ajo u ka kërkuar ndjekësve t’i bëjnë pyetje interesante në Instagram, por jo gjithçka ka shkuar siç duhet.

Një ndjekës i moshuar i ka shkruar një koment të pavend në Instagram, por Aleksia ia ka kthyer më së miri:

“Të kem afër tani”, shkruan i moshuari ndërsa Aleksia ia kthen: “dukesh mosha e gjyshit tim, dashke dhe këtë afër më duket”.

Ajo i referohet burgut dhe madje publikon një foto qelie për t’i treguar vendin të gjithë atyre që ngacmojnë vajzat minorene.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY