I tregoi eksperiencën e parë seksuale, moderatorja: Ja çfarë i kanë bërë...

I tregoi eksperiencën e parë seksuale, moderatorja: Ja çfarë i kanë bërë vajzave në këtë vend

197
0
Shares

E dhimbshme të dëgjosh se Shqipëria vazhdon të jetë peng i tabuve dhe paragjykimeve. Akoma dhe më keq, kur tabutë dhe paragjykimet ‘ndrydhin’ një shoqëri të tërë në vetvete pa bërë kurrë realitet dëshirat dhe ëndrrat e tyre.

Një histori e bërë publike, në llogarinë e Instagramit, të moderatores së Thumb, Aulona Mustës, tregon qartë që sado të përpiqemi të themi me plot zë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë kapërcyer barrierat dhe kanë përqafuar modernizimin, normalitetin, Evropën, kjo me siguri do të vazhdojë të mbetet thjesht një fjalë goje dhe kurrë e bërë realitet.

Një vajzë i ka shkruar Aulonës duke i rrëfyer historinë e saj seksuale, ku për herë të parë kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj. Vetëm 22 vjeç, vajza i shkruan se pas kësaj, nuk ndjehet mirë dhe ka kaluar në stres.

E gjitha kjo sepse vajza mendon se çfarë do t’i ndodhë më pas, kur njerëzit e tjerë ta marrin vesh.

Aulona, në reagimin e saj shkruan se kjo është dhe e dhimbshme, pasi vajza në vend që ti gëzohet eksperiencës së parë seksuale, qan dhe vuan për atë që do ti ndodhë më pas. E gjitha kjo, sepse ajo është rritur në një shoqëri paragjykuese dhe me komplekse.

Reagimi i Aulonës 

Ja cfare i kane bere dhe vazhdojne t’i bejne vajzave ne kete vend…ja si i rrisin me trauma, me komplekse, paragjykime, percmim per veten. Ja se si i dhunojne psikologjikisht dhe shpirterisht, si i bejne te ndihen ne faj per gjerat qe bejne, edhe pse ato jane gjerat me normale ne bote.

E bejne kete sepse eshte e vetmja menyre per t’i mbajtur te nenshtruara! Nese e meson dhe rrit nje vajze me idene qe seksi eshte turp, se seksi me me shume se nje mashkull eshte turp, se kush nuk martohet me ate mashkull me te cilin ka humbur virgjerine, ajo eshte femer pa moral, ajo eshte kurve, atehere eshte krijuar territori i duhur per te patur prane vetes nje skllave, nje grua te nenshtruar te ciles t’i mund tja permendesh “moralin” dhe “kurverine” sa here te vish tap ne shtepi, apo te kesh lene leket ne lloto, duke e bere te ndihet sikur i ke bere nder pse e ke “marr per nuse”.

Kjo vajze ne vend t’i gezohet eksperiences se pare seksuale, me nje djale qe e do, vuan ate qe mendon se mund te ndodhe me pas. Vuan gjykimet e nje shoqerie me mendesi prapanike qe vajzat vazhdon ti gjykoje nga dy milimetra cipe, ne vend t’i shohe, vleresoje, e dashuroje per gjithe cfare kane brenda vetes. 
Kjo eshte e turpshme dhe e dhimbshme!

Mesazhi i vajzës 

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY