20 vjet pas vdekjes së Hajrdarit, ish kreu i PD tregon si...

20 vjet pas vdekjes së Hajrdarit, ish kreu i PD tregon si e njohu Azemin

101
0
Shares

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ishte i ftuari i sotëm në studion e SYRI.net. Që në hyrje të bisedës, Shehu ka treguar se si e ka njohur Azem Hajdarin. Ai ka bërë një homazh në këtë 20 vjetor të vrasjes së tribunit të lirisë.

‘Në këtë 20 vjetor të rënies së heroit të demokracisë Azem Hajdari, dua të bëj një homazh të thellë për të. Ai ka qenë njeri me dhunti të jashtëzakonshme, me guxim e kurajë që i transmetonte tek të tjerët.

Ai ka patur një rol të jashtëzakonshëm në vitin 90, vrau frikën në atë shtet terrori. Arriti në pak orë që të bëhej lider dhe të gjithë e pranuan për lider. Ai imponohej me karakterin dhe forcën e tij të mendimit dhe analizës.

Ishte lider trim, kurajoz, i mençur, por edhe rebel.

Ai nuk ishte konformist dhe luftonte për mendimin e tij.

Më kujtohet kur u qëllua në parlament, pasi I dhashë ndihmën e parë mjekësore, dhe ai nuk u lëkund fare dhe nuk kishte asnjë moment frike dhe lëshimi të vetes.

Këto nuk janë gjëra të zakonshme për një njeri që kishte marrë plumba në trup.

Vrasja e tij ishte e thellë politike.

Ai do kujtohet e do ngelet simbol i lëvizjes demokratike shqiptare.

Padyshim që Azem Hajdari i mungon familjes, shoqërisë, Partisë Demokratike dhe politikës shqiptare në tërësi.

Ai negocionte më këdo dhe nuk I kalonte gjërat kurrë në nivel personal por vetëm parimor.

Shqipëria sot ka nevojë për njerëz si Azem Hajdari.

Nëse atëherë vendi ishte në terrorin e sigurimit, sot është në terrorin e krimit.

E vërteta më e hidhur është kjo se sot kemi një diktaturë krimi, trafiqesh e korrupsioni’, tha deputeti Tritan Shehu në studion e SYRI.net.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY