Qytetarët u ankuan, AMA merr vendimin për të rindezur transmetimin analog

Qytetarët u ankuan, AMA merr vendimin për të rindezur transmetimin analog

61
0
Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizive  ka njoftuar se ka rikthyer transmetimin analog në qarkun e Tiranës dhe në qarkun e Durrësit.

Sinjali analog do të fiket më datë 15 janar 2019, pra procesi është shtyrë me 4 muaj.

Sipas AMA-s, ky vendim është marrë për t’i dhënë kohë qytetarëve që të pajisjen me dekoderin e nevojshëm për të ndjekur transmetimet digjitale të televizioneve shqiptare.

Ne mendojmë që gjëja më e mirë është të shtyhet ky proces. Nuk ka të humbur nga ky proces: Qytetarët që kanë blerë dekoderët mund të shikojnë më shumë kanale dhe qytetarët që nuk i kanë blerë, do kenë më shumë kohë për të blerë dekoderat” ka thënë  Gentian Sala, kreu i AMA-s.

Ndërkohë Edi Rama në një reagim të tij është shprehur se nuk mund të fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses në sistemin e ri.

Kujtojmë që shumë nga qytetarët nuk e pritën mirë fikjen e transmetimeve analoge dhe nuk i kanë kursyer akuzat ndaj kryeministrit shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY