FOTO/Meta dhe Berisha krah njëri-tjetrit, mesazhe për demokracinë

FOTO/Meta dhe Berisha krah njëri-tjetrit, mesazhe për demokracinë

142
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën e sotme ka qënë krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ka qenë promovimi i një libri që ka bërë bashkë dy liderët, disa vite më parë aleatë me njëri-tjetrin. Vetë kreu i shtetit i ka bërë publike fotografitë duke shkruar:

“Me një kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në promovimin e librit publicistik ‘Demokracia nuk pret’ të gazetarit dhe personalitetit të shquar shqiptaro-amerikan, ish-Drejtorit të ‘Zërit të Amerikës’ për Euro-Azinë, Frank Shkreli.

Mirënjohjen më të thellë për kontributin që ka dhënë e vazhdon të japë për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, për demokracinë në Shqipëri, për forcimin e identitetit kombëtar, pavarësinë e Kosovës dhe ruajtjen e harmonisë sonë të shkëlqyer fetare”.

Ndërkohë bashkangjitur fotove, ai nuk harron të përcjellë dhe një mesazh referuar dhe tematikës së librit:

“‘Demokracia nuk pret’ është një shkundje për të gjithë ne, për rëndësinë që ka demokracia. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar, sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY