Ish-presidenti mbështet nismën e opozitës: Vettingu i politikanëve i domosdoshëm, por me...

Ish-presidenti mbështet nismën e opozitës: Vettingu i politikanëve i domosdoshëm, por me një kusht

56
0
Shares

Shumë prej politikanëve nuk kanë dhënë ende asnjë reagim për nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike për Vettingun e politikanëve, ndërkohë që disa të tjerë e kanë konsideruar si një propragandë nga ana e opozitës.

Por ndërkohë Alfred Moisiu është i pari ndër ish-Presidentët, që reagon për nismën e opozitës që politikanët t’i nënshtrohen Vettingut.

Në një intervistë të dhënë për ‘News 24’, Moisiu e cilëson si të rëndësishëm këtë proces, por më parë është diçka tjetër që duhet të përfundojë.

Vettingu në politikë është i domosdoshëm, por si fillim duhet të përfundojë ai ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo për faktin se nuk ka kush t’i gjykojë dhe hetojë ata politikanë që do të rezultojnë me probleme.

Pra, duhet të pastrohet gjyqësori dhe më pas të nisë vettingu edhe në politikë”, u shpreh ish-presidenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY