Pas anulimit të vizitës së Vuçiçit, reagon BE: Keqardhje për këtë vendim...

Pas anulimit të vizitës së Vuçiçit, reagon BE: Keqardhje për këtë vendim të Kosovës …

54
0
Shares

Pas anulimit të vizitës së presidentit Vuçiç në Banjë dhe vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar të vizitojë Drenicën, ka ardhur reagimi nga Bashkimi Europian.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së tha se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.

Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe kalimet (qarkullimin) e lirë gjatë ditës. Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet”, ka thënë Kocijançiç.

Sipas saj, vizita e Vuçiqit ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë akterëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skënderajt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY