Përjashtimi i deputetit të Lezhës nga Partia socialiste, ZGJIDHJA: “Rama, padrino i...

Përjashtimi i deputetit të Lezhës nga Partia socialiste, ZGJIDHJA: “Rama, padrino i PS-së”

64
0
Shares

Partia Zgjidhja me kryetar ish-deputetin Koco Kokedhima ka reaguar në një deklarate shtypi per perjashtimin e deputetit të Lezhes Gjetan Gjetani nga radhet e partise socialiste, nga ana e kryeministrit Edi Rama. Zgjidhja deklaron se Rama është shndërruar në padrinon e partise socialiste dhe mafias që e mban në pushtet.

Deklaratë shtypi e partisë ZGJIDHJA

Rama, ky padrino i PS-së

Ai “shkarkoi” sot në mbledhjen e asamblesë deputetin e qarkut të Lezhës Gjetan Gjetani, pasi kritikoi punën e dobët të Policisë së Shtetit në Kurbin dhe bëri thirrje për protesta të popullit që në zonë të rikthehet rendi dhe siguria.
Veprime të tilla nuk duhet të habisin askënd. Ai është shndërruar në padrinon e mafias që e mban në pushtet. Rilindja e ka uzurpuar partinë më të madhe të të majtës, e ka kapur për fyti dhe e ka eliminuar demokracinë e brendshme në PS. Forumet ekzistojnë vetëm në letër. Ato nuk marrin asnjë vendim kolegjial, nuk bëjnë asnjë shqyrtim dhe janë te nënshtruara plotësisht. Ato thjesht “noterizojnë” vendimet që merr kryetari, pa pyetur për norma statutore, rregullore të brendshme, vendime të grupit parlamentar, apo të kryesisë së partisë.
ZGJIDHJA e quan të turpshëm dhe te papranueshëm veprimin e kryemafiozit te vendit ndaj një deputeti të popullit, i cili e ka për detyrim që të gjendet pranë njerëzve që i kanë besuar mandatin. Thirrjet e tij për protestë popullore ndaj policisë së paaftë vendore, duhet të ishin dëgjuar me kujdes dhe të ishin reflektuar me masa të menjëhershme që Kurbinit t’i rikthetet normaliteti dhe policia vendore të bëjë detyrën qe nuk e ben.
ZGJIDHJA u bën thirrje të gjithë socialistëve, por sidomos figurave që refuzojnë t’i nënshtrohen mafies që të reagojnë! Socialistë të ndershëm, distancohuni nga kryemafiozi shqiptar!
#ZgjidhjaPërDemokracinë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY