Basha flet per Toyota Yarisin/”E shpëtova aksionin nga dështimi. Ja pse fola...

Basha flet per Toyota Yarisin/”E shpëtova aksionin nga dështimi. Ja pse fola para…”

96
0
Shares

Kreu i Partise demokratike, Lulzim Basha është i ftuar në studion e Fakt që drejtohet nga Cim Peka.Gjatë intervistes ai është pyetur për cështjen e Toyota Yaris dhe paralajmerimin qe ai beri dy dite me pare se te kapej makina me eurot brenda.

Basha thotë se marrjen e informacionit nuk do ta thotë, por shprehet se Partia Demokratike dhe ai, janë partnerë më të besueshëm se qeveria.

INTERVISTA:

Peka: Jeni në intervistën e parë pas ‘Toyota Yaris’ së famshme. Z. Basha, e paralajmëruat dy ditë përpara se ajo të kapej, në Kuvendin e Shqipërisë. Jeni akuzuar se keni dekonspiruar operacionin.

Basha: Mashtrim!

Peka: Nga e morët informacionin?

Basha: S’kam ndërmend ta ndaj me ju, nga e mora informacionin, por mund t;ju them që Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi partnerë më të besueshëm se qeveria për një numër të madh faktorësh, duke përfshirë këtu edhe faktorë ndërkombëtarë.

Peka: Në rastin konkret është faktor ndërkombëtar?

Basha: Në vetë natyrën e çështjeve do të ishte joserioze, përveçse pot ë isha gazetar, që unë s’jam, jam kryetari i opozitës, dhe pretendenti për kryeministër dhe ish-Ministër i Brendshëm dhe ish-Ministër i Jashtëm kështu që nuk kam ndërmend të hyj në këto detaje sado interesante të jenë për emisionin.

Peka: Por bëtë publike një fakt për një operacion i cili ishte në vazhdim z.Basha?

Basha: Absolutisht jo! Operacioni ishte në dështim dhe ishte pikërisht bërja publike e faktit me koordinim të plotë me ata faktorë pa të cilët Shqipëria do të ishte edhe më zi se ç’është sot dhe me ndihmën e të cilëve do të ngrihemi bashkë me qytetarët shqiptarë që këta të paktën të detyrohen ta kapin dy ditë më vonë.

Peka: Kjo dëshmi e shpëtoi operacionin?

Basha: Absolutisht kjo dëshmi apo ky paralajmërim ishte pjesë e një skenari alarmesh të vëna në lëvizje nga këta faktorë, të cilët kur panë mungesë totale reagime iu drejtuan sigurisës së fundit së një vendi që është opozita e vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY