Vokshi: Pas shantazheve nga Rama, gazetarët kërcënohen nga grupet kriminale

Vokshi: Pas shantazheve nga Rama, gazetarët kërcënohen nga grupet kriminale

56
0
Shares

Pas lajmit se rreth 45 gazetare te kercenuar duan te largohen nga Shqiperia, Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, shkruan se pas fyerjeve dhe poshtërimeve nga kryeministri Rama ndaj gazetarëve, tanimë ata janë shënjestruar nga bandat kriminale të lidhura me pushtetit.

Postimi i Vokshit:

Julian Shota, korrespondenti i Report TV u kërcënua me armë në kokë dhe nuk u lejua të raportonte mbi shpërthimin e ndodhur në një bar-kafe në Laç.

Pronari i lokalit i vuri pistoletën në kokë, i filmoi makinën dhe e kërcënoi Julianin bashkë me babain e tij, kameraman.

Kjo ngjarje, e cila vjen menjëherë pas breshërisë me plumba në mes të natës, në muret e shtëpisë së familjes së Klodiana Lalës, dëshmon që liria e medias dhe jeta e gazetarëve në Shqipëri është çdo ditë e më shumë e kërcënuar.

Pas lumit të fyerjeve, shantazheve, poshtërimeve të Kryeministrit Rama ndaj gazetarëve dhe mediave, që ai i quante “kazan”, gazetarët janë shënjestruar, jo vetëm nga bandat kriminale të lidhura me pushtetin, por nga çdokush që bën pazare me pushtetin dhe Edin.

Por, si në një marrëveshje të heshtur, asnjë institucion e askush nuk ka reaguar për gazetarin Shota.

Nga ajo çka raportohet, policia nuk i ka ardhur në ndihmë menjëherë gazetarit, ndërkohë që me urdhër të prokurorisë agresori është i lirë, duke rrezikuar jetën e gazetarit dhe familjes së tij, si dhe duke dhënë një tjetër provë tronditëse të kriminalizimit të të gjitha strukturave ligjzbatuese në vend.

Në emër të Partisë Demokratike dhe si Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, shpreh shqetësimin e madh për sjelljen e Policisë dhe Prokurorisë, të cilat nuk duhet të bëhet vegël e krimit pasi mosreagimi i duhur, mbrojtja e kërcënuesve, jo vetëm sjell mbulimin e të vërtetës e shtrembërimin e realitetit, por lë terren që ngjarje të tilla të përsëriten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY