Vetëm 48 orë para përfundimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor...

Vetëm 48 orë para përfundimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor ‘ngec’ me dy kandidatë

65
0
Shares

Kur kanë mbetur vetëm 48 orë nga përfundimi i afatit për paraqitjen e kandidaturave në Gjykatën e Lartë, deri tani gjithsej kanë aplikuar vetëm 2 kandidatë nga Gjykatat e Apeleve në rrethe.

Sipas BallkanWeb, emrat e paraqitur pranë Gjykatës së Lartë pritet të publikohen në përfundim të afatit zyrtar të raundit të dytë.

Afati i paraqitjes së kandidaturave për KLGJ përfundon më 6 shtator, ndërsa kandidaturat e paraqitura për Këshillin e Lartë Gjyqësor pritet ti nënshtrohen më pas procesit të vettingut.

Muajt shtator-dhjetor pritet të jenë muaj të nxehtë të reformës në drejtësi për faktin se pritet të ngrihen institucionet më të rëndësishme, ato që konsiderohen si qeverisja e organeve të drejtësisë dhe konkretisht KLGJ dhe KLP.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë ka hapur thirrjen e dytë për të gjithë gjykatësit e apeleve në rrethe për të kandiduar me qëllim që të bëhen pjesë e KLGJ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY