Paralajmërimi i fortë për Shaqirin, drejtori serb: Nëse vjen në stadium, do jetë si një kokërr gruri

Ndaje

Xherdan Shaqiri tashmë është pjesë e ekipit anglez Liverpool dhe pritet që të bëjë emër dhe me këtë skuadër.

Në ndeshjen e radhës, Livepool do të përballet me Cervena Zvezda, në Serbi. Lojtari shqiptar do të rikthehet në një stadium serb tashmë duke luajtur për një ekip tjetër.

Shorti vuri në të njejtin ekip me Liverpoolin edhe serbët e Cervena Zvezda.

Por i pazakontë ka qënë reagimi dhe komenti i ish-kreut itë Federatës Serbe të Futbollit, që tani mban postin e Drejtorit Ekzekutiv te klubi serb, Zvezdan Terziç. Ai e ka paralajmëruar Shaqirin, që ajo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për të.

Ja çfarë ka thënë ai:

“Mendoj se do të jetë nën një trysni të jashtëzakonshme psikologjike, pasi ai do ta dijë se ku po vjen. Ai e di që Crvena Zvezda është simboli i Serbisë dhe po luan në ‘Marakana’. Nuk jam i sigurt që do të vijë. Nëse do të vijë, do të jetë i vogël, si një kokërr gruri. Ndaj kam dyshime që do të vijë. Sigurisht, si klub futbolli duhet të sigurohemi që kundërshtarët t’i presim të gjithë të barabartë, nuk duhet të merremi me historinë dhe të kaluarën”.

“Crvena Zvezda do të bëjë gjithçka që është e mundur të bëjë Shaqirin të ndjehet se ai ka ardhur vetëm të luajë futboll. Është detyra jonë ta mbrojmë në rast se ka situata të pakëndshme”.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje