DETAJE/Mbyllet piceria në Tiranë, dy restorante të tjera në Përmet gatuanin mes mykut

Shares

Eshtë mbyllur një piceri në Tiranë si dhe dy restorante në Çarshovë të Përmetit për shkak se ofronin shërbim në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkreisht, në Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri Emiljano Hysenbelliu” pranë sheshit Willson, cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi higjeno-sanitar.

Ndërsa në Përmet, në restorant “Ana Beqiri”, Çarshovë u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë totalisht të amortizuara.

Po ashtu, në restorantin  “Altin Naçi”, Çarshovë, u konstatua se mungonte etiketimi i produkteve ushqimore.

Ndaj restorantit “Ana Beqiri” dhe “Piceri Emiljano Hysenbelliu” u mor masë aadministrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktiviteteve, ndërsa ndaj restorantit  “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...