SKANDALI/Shefi i policisë po mbyll hetimet për djegien e makinës së n/kryetarit...

SKANDALI/Shefi i policisë po mbyll hetimet për djegien e makinës së n/kryetarit të bashkisë

119
0
Shares

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot tentativën em policisë për të fshehur një krim të rëndë që ka ndodhur në Mallkastër tri ditë më parë. Makina e nënkryetarit të bashkisë dhe njëhkosisht e nënkryetarit të PD-së është djegur ndërsa një oficer i lartë i policisë i ka kërkuar nenkryetarit, Hajredin Serjanaj që të mbyllë cështjen.

Deklarata e Alibeaj:

Nje krim i rende ka ndodhur para 3 ditesh, por policia hesht dhe vazhdon perpjekjet per ta mbyllur sulmin e qellimshem ndaj nenkryetarit te Bashkise Mallakaster, njekohesisht nenkryetar i PD, Hajredin Serjanaj.

Rezultate imazhesh për Hajredin Serjanaj

3 dite me pare, ne te gdhire te 24 Gushtit, ora 01.45, dy persona i kane vene flaken me lende djegese makines se nenkryetarit Serjanaj, i njohur si nje nga zyrtaret me korrekt dhe pa konflikte.

Policia e Rames dhe Xhafes eshte faktuar edhe ne kete rast se eshte ne sherbim te krimit, jo te qytetarit te ndershem!

Ne vend qe te beje publik rastin dhe te coje zjarrvenesit para pergjegjesise penale, me urdher te nendrejtorit te Policise se Fierit, po tentohet mbyllja si shperthim aksidental.

Pavaresisht se policia ka pare me pamje se djegia e makines eshte e qellimshme, shefi i krimeve ne Komisariatin e Policise Mallakaster i ka kerkuar zvkryetarit te Bashkise Serjanaj ta mbyllin kete ceshtje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se keshtu do te ishte me mire per te dy palet.

Heshtja dhe mbyllja me presion e nje akti kriminal mund t’i sherbeje qetesise se pushimeve te Rames, Xhafes, bandave dhe krimit, me te cilin bashkeqeverisin, por qetesia e tyre eshte e rreme!

Duke denuar rende sulmin ndaj nenkryetarit te Bashkise se Mallakastres, Hajredin Serjanaj, njekohesisht, nenkryetar i PD, shpreh vendosmerine e demokrateve Mallakastres, Fierit dhe Shqiperise per t’i dhene fund shume shpejt qetesise kriminale te kesaj qeverie!

Shume shpejt te pushtetshmit e sotem do te pergjigjen neser per çdo paligjshmeri dhe shkelje!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY