Shpërthen në flakë makina në mes të Tiranës

Shpërthen në flakë makina në mes të Tiranës

76
0
Shares

Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme, në zonën e Freskut, në rrugën nacionale Tiranë-Dajt.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse dhe kanë shuar flakët, duke shmangur përhapjen e tyre, por edhe shpërthimin e bombolës së gazit, që makina përdorte si lëndë djegëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të policisë, të cilat po hetojnë për shkaqet e zjarrit në mjet.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në mjet, ajo që ka bërë që mjeti të marrë flakë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY