Nis hetimi i pasurisë së mikut të Taulant Ballës, mori miliona euro...

Nis hetimi i pasurisë së mikut të Taulant Ballës, mori miliona euro tendera në Elbasan

63
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të nisë një hetim mbi pasurinë e biznesmenit Edmond Bego, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi për llogari të autoriteteve të italiane, por që u lirua pasi u konfirmua se e kishte shlyer dënimin në Shqipëri, njofton top channel.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht verifikimin e pasurisë së biznesmenit Edmond Bego, ose Mondi Bego, i njohur si mik i ngushtë i deputetit socialist Taulant Balla.

Ky i fundit u ndalua disa ditë më parë nga policia greke në Igumenicë, në bazë të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane, të cilat e kishin dënuar Begon në vitin 2008 me 21 vite burg për trafik narkotikesh dhe organizatë kriminale.

Por biznesmeni u lirua sërish, pasi në vitin 2010 Gjykata e Lartë e kishte njohur vendimin e Gjykatës së Torinos për Begon, nga 21 vite burg, në katër vite e katër muaj.

Nga kjo masë dënimi Bego kreu në vendin tonë vetëm 1 vit e 11 muaj, pasi pjesën e mbetur e fali me kusht Gjykata e Krujës.

Ndërkohë, Partia Demokratike akuzoi eksponentë të PS se kishin marre nën mbrojtje biznesmenin, i cili edhe pse i dëbuar për trafik droge në Itali, sipas PD, ka marrë fonde publike në tendera në kundërshtim me ligjin, e i ndihmuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Behet fjalë për rreth 14 milionë euro ndërkohë që një nen i loigjit të prokurirmeve publike ndalon dhënien e tenderave publike për persona që janë dënuar për krim të organizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY