Sherr me thika në Vlorë, plagoset rëndë 21 vjeçari

Sherr me thika në Vlorë, plagoset rëndë 21 vjeçari

198
0
Shares

Një sherr i madh me thika ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në zonën e Lungomares. Nga konflikti është plagosur një shtetas 21 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Dyshohet se përplasja dhe sherri ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që 17 vjeçari që ka plagosur me thikë, është arrestuar nga policia.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:  

Kapet autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Arrestohet shtetasi E. P., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Shërbimet e policisë  shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen “Pavarësia”, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin R.S., 21 vjeç, banues n? fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive .të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY