Tre socialistë të Ramës mbajnë 17 emra, dy nga të cilët deputet,...

Tre socialistë të Ramës mbajnë 17 emra, dy nga të cilët deputet, ja kush janë

162
0
Shares

Mund të konsiderohet një rekord për të gjitha organizatat kriminale kudo në botë duke lënë pas edhe Cosa Nostrën italiane. Tre socialistë të Ramës mbajnë 17 emra, dy nga të cilët kanë qenë deputet të mbështetur direkt nga kreu i organizatës kriminale në pushtet, Edi Rama.
Taulant Balla, numri dy dhe njeriu më i rëndësishëm i Partisë Socialiste pas Edi Ramës, pranoi publikisht se ka lidhje të forta familjare me narko-trafikantin Mond Bego, i konvertuar në biznesmen të suksesshëm ndërtimi gjatë qeverisjes së “Rilindjes”.
Mond Bego rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 20 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me trafik narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas hetimeve italiane, ai rezulton si një prej njerëzve më të afërt të Aldo Bares.
Në vitin 2010, falë disa “kleçkave” proceduriale, Bego arrin të njohë dënimin italian në gjykata shqiptare, të cilat ia ulin në minimum kohën e burgosjes. Pas kryerjes së më pak se 4 viteve, Bego rikthehet në fushën e biznesit, në kohën që “Rilindja” merr pushtetin politik në Shqipëri.
Sot, Bego rezulton i arrestuar në Greqi, në zbatim të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritetet italiane, për të cilat qeveria socialiste e Taulant Ballës deklaron se nuk ka dijeni. Media iu rikthye historisë së Mond Begos, nga ku rezultoi se autoritetet italiane atë e njohin me disa emra: Edmond Bego, Manoli Bega, Saimir Sina, Behlul Gjahtari…

Në fakt, ky nuk është personazhi i parë, me shumë emra, që i bashkohet Partisë Socialiste. Dy vite të shkuara, një dokument i Interpol Roma zbuloi se ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, figuronte të kishte mbajtur 5 emra: Ervin Rroshi, Enver Rroshi, Bashkim Hallulli, Enver Roshi.
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, një njeri që kishte mbështetjen e madhe të kryeministrit Edi Rama, nuk arriti të justifikonte asnjëherë me argumenta se përse kishte mbajtur 5 emra të ndryshëm gjatë emigracionit në Itali dhe Zvicër.
Rroshi rezultonte i dënuar në Itali për “përdhunim në grup”, si edhe i arrestuar apo i dyshuar si i përfshirë në episode të ndryshme të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve. Pavarësisht këtyre fakteve, Edi Rama e mbrojti deri në fund mikun e tij kavajës, deri sa, me vendim gjykate, ai u arrestua për shkak se kishte fallsifikuar të dhënat e tij në formularin e dekriminalizimit.
Pas Rroshit, një tjetër deputet i Edi Ramës rezultoi me rekorde kriminale jashtë Shqipërisë, si edhe mbajtës 7 emrave të ndryshëm. Ligjvënësi Armand Prenga nga Laçi, në bazë të verifikimeve për ligjin e Dekriminalizimit, rezultoi se, në jetën e tij si emigrant, kishte mbajtur emrat: Ardjan Ndoka, Mond Gjoni, Don Gjoni, Arian Ndoci, Mondj Prenga, Mondi Prenga, Prenga Mondi.
Në bazë të informacioneve të përcjella nga Italia në adresë të autoriteteve shqiptare, rezultonte se deputeti Armando Prenga ishte procedurar disa herë në shtetin fqinj, kryesisht për vjedhje dhe fallsifikim dokumentash.
“Boldnews.al”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY