ARRSH: Nuk kemi emergjencë për urat por po monitorojmë situatën

ARRSH: Nuk kemi emergjencë për urat por po monitorojmë situatën

67
0
Shares

Shembja e urës “Morandi” në Itali që la pas dhjetra viktima ka rritur vigjilencën në të gjithë Europën.

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, në një dalje për mediat tha: Nuk jemi në panik, as në emergjencë dhe as në alarm. Jemi në monitorim të vazhdueshëm.

Por Qendro tha se brenda dy javësh shpallet kompania fituese që do bëjë projektin me të urat që kërkojnë ndërhyrje.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës ka ngritur një grup pune, i cili do të inspektojë të gjithë veprat e artit në Shqipëri dhe në fund konkluzionet do tu vihen në dispozicion edhe bashkive në mënyrë që ti paraprihet çdo situate të ngjashme me atë të Italisë.

Qendro: Kemi pasur një situatë gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar ku kemi pasur dy ura, e Drojës dhe Zëmblakut ku është ndërhyrë menjëherë. Ura e Zëmblakut në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes është riparuar plotësisht dhe është në funksion. Për urën e Drojës u desh më shumë kohë, jemi në 60-70% të punës, jemi në momentin e vendosjes së trarëve dhe besojmë se për dy muaj mbaron.

Nga analiza që bën ARRSH pavarësisht ngjarjes që ka ndodhur në Itali, ne kemi kërkuar në buxhet që vitin e kaluar për të bërë projekte për urat të cilat janë më problematike në Shqipëri, që kërkojnë ndërhyrje. Janë bërë të njohura në shtyp se cilat janë këto objekte. Është hapur një garë që është në proces final. Brenda dy javëve do kemi kontratën me kompaninë fituese që do bëjë projektin me të gjitha elementët teknikë që duhet të bëjëm ne ndërhyrje për urat sipas listës.

Në funksion të kësaj ne do kërkojmë fonde në buxhetin e vitit të ardhshëm. Nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës është duke u ngritur një grup pune për të bërë një inspektim të përgjithshëm të gjithë urave për shkak të një ndarje që ka pësuar rrjeti rrugor shqiptar, ku një pjesë u ka kaluar bashkive. Në fund do të vëmë një material në dispozicion për të shmangur të gjithë të papriturat.

Kreu i ARRSH tha se jane 175 km rruge dhe 1200 vepra arti qe ky institucion ka ne administrim.

Qendro: Kemi 175 km rrugë në administrim, kemi 1200 vepra arti ura me gjatësi të vogla ose të larta të cilat mirëmbahen dhe monitorohen nga ARRSH. Monitorimi i urave dhe veprave të artit bëhet përmes kompanive të mirëmbajtjes, e ndarë në dy pjesë.

Kompanitë e mirëmbajtjes janë të ndara në tre rajone: veri, Tiranë dhe jug. Po ashtu kompanitë që punojnë në projektin e mirëmbajtjes të BB. Ka një kontroll periodik dy herë në vit për veprat e artit  dhe kemi një ndërhyrje të vazhdueshme për të gjitha veprat e artit që gjatë periudhës që mirëmbahen shfaqin probleme.Kemi ndërhyrë në tre vitet e fundit në 25 ura gjithashtu nga projekti TAP janë përmirësuar 30 ura, të gjitha karakteristikat teknike. 

Kemi ndërhyrje dhe në disa ura të reja që po bëhen, ura e Drojës, Zemblakut dhe ura në Sulov. Jemi në mënyrë të vazhdueshme  në monitorimin dhe ndërhyrjen për të gjitha veprat e artit që ka rrjeti rrugor shqiptar.

Lista e urave problematike

Ura Leklit

Ura e Dragotit

Ura e Vorës

Ura e Tapizës

Ura e Zëmblakut

Rikonstruksioni i urës së Kalulit

Nyja në diznivel e në Bushnesh

Ura lidhëse i Levan-Tepelenë dhe Dragot-Përmet

Qendro sqaroi se “nëse sot për të ikur në aksin Tepelenë-Përmet dhe pastaj Ersekë-Korçë, ne kalojmë në dy ura, të Leklit dhe Dragotit, ARRSH ka menduar që të bëjë një urë pa hyrë në qytetin e Tepelenës që do të lidhë gjithë këtë aksin që shkon drejt Korçës. Është vlerësuar që këto ura kërkojnë ndërhyrje”./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY