VIDEO/31 vjeç dhe sjell në jetë fëmijën e tetë, gruaja nga Kukësi...

VIDEO/31 vjeç dhe sjell në jetë fëmijën e tetë, gruaja nga Kukësi dëshiron të ketë 10 fëmijë

147
0
Shares

Nuk kemi dëgjuar shpesh që një 31 vjeçare të sjellë në jetë 8 fëmijë brenda 10 viteve. Rasti i Lulije  Abiut është i rrallë në Shqipëri. Ajo sapo ka lindur dhe fëmijën e tetë në kushte shtëpie, i cili gëzon shëndet të plotë. 

31 vjeçarja e cila banon në një fshat të Lushnjës është nënë e pesë djemve dhe tri vajzave. Të gjithë gëzojnë shëndet të plotë. Lulija është nga Kukësi, kurse bashkëshorti i saj nga Dibra. Prej disa vitesh jetojnë në fshatin Mertish të Lushnjes. Kryefamiljari merret me blektori e ajo me bujqësi.

Ka qenë 21 vjeçe kur ka lindur djalin e parë dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk ka abortuar. Bashkëshorti i saj kërkon të ketë 10 fëmijë, ndaj ky çift nuk do të ndalet në numrin tetë.

“Janë punët e Zotit” thotë ajo për Abc News.

Në momentet kur rastet e lindjeve po bien ndjeshëm, referuar statistikave, lindja e fëmijes së tetë nga një nënë 31 vjeçare përben një rast unik në kohën që po jetojmë, pasi nënat e reja nuk lindin më tepër se dy fëmijë.

*Videoja e marrë nga ABC News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY